Mjeku infektolog, Izet Sadiku, kandidon për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit me numër 35.
Sadiku ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Izet Sadiku është një nga infektologët më të mirë në Kosovë dhe i dëshmuar në punën e tij tash e disa vite.
Një punë të jashtëzakonshme ka bërë edhe gjatë kohës së pandemisë duke shpëtuar dhjetra qytetarë pas infektimit me Covid-19.
E punën e tij të jashtëzakonshme e përshkruan më së miri fotografia e shpërndarë nga Abaz Buja ku infektologu Sadiku ishte në krye të detyrës në kohën e pandemisë.
Infektologu Sadiku ishte njëri prej heronjve të atyre ditëve të vështira në Klinikën Infektive.
“Mirënjohje dhe respekt pa fund” shkruan Buja krahas fotografisë raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë: