Lajme

Rama viziton lagjen Arbana në Prizren: Entuziazëm dhe dëshirë për fitore kudo që po shkojmë

01/25/2025 16:19
nga:Mergim Rreci

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjeneral Rrahman Rama, me numrin 7 në listën zgjedhore, vizitoi sot lagjen Arbana në Prizren.

Atje u prit nga familja Bytyqi, ku sipas tij kishte entuaziazëm dhe dëshirë për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sot në lagjen Arbana në Prizren jam pritur nga familja Bytyqi. Kudo që po shkojmë, po gjejmë entuziazëm dhe dëshirë për fitore”, ka shkruar Rama.