Lajme

Vetdorëzohet në polici Lirim Kurtaj, akuzohet për mbi 15 vjedhje në korrik të 2024-ës

01/25/2025 14:00
nga:Sh R

Lirim Kurtaj është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë të premten, për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, i njëjti ishte në arrati nga 23 korriku i 2024-ës, dhe me 7 gusht të vitit të kaluar, ishte shpallur nё kёrkim nga policia.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se derisa i dyshuari ishte në arrati, policia i ka mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё tjerë të dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs,.

Këta dy tё dyshuar akuzohen pёr veprën penale “Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara”.

Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi 15 vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Njё Pistoletё Zoraki,
  • njё karikator dhe 16 fishekё,
  • 40 fishekё kal:8x57mm,
  • Njё Sprej OC,Njё mjet i mpreht (thikё).

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.