Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka falënderuar qytetarët e Malishevës për përkrahjen.
Nga Malisheva, Zogaj ka thënë se “së bashku mund të arrijmë shumë!”.
“Sonte isha në Malishevë, ku pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me qytetarët e saj të mrekullueshëm. Ndjeva përkrahje të fuqishme dhe zell për të ndërtuar së bashku të ardhmen që të gjithë e meritojmë. Faleminderit Malishevë për mikpritjen e ngrohtë dhe për energjinë pozitive! Ky është vetëm fillimi, së bashku mund të arrijmë shumë!”, thuhet në postimin e tij.