Lajme

Serbia planifikon të ndajë nga 1 shkurti “170 euro për 5 mijë serbë të papunë”, DnV: Ndërhyrje për influencim të votuesit

01/25/2025 13:01
nga:Sh R

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) në konferencën e sotme për media mbi mbarëvajtjen e dy javëve të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale, vuri në pah edhe financimet që Qeveria e Serbisë ka në plan t’i bëjë nga shkurti për një pjesë të serbëve në Kosovë.

DnV tha se një nga zhvillimet kryesore të javës së dytë të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është vendimi i Qeverisë së Serbisë për të shpërndarë, nga data 1 shkurt, 20 mijë dinarë (rreth 170 euro) për rreth 5 mijë serbë të papunë dhe ‘në vështirësi ekonomike’ në Kosovë.

“Ky veprim përbën ndërhyrje të jashtme në procesin zgjedhor të Kosovës dhe paraqet një përpjekje të hapur për të influencuar vullnetin qytetar të komunitetit serb, duke përdorur ndihmën financiare si mjet për të ndikuar në përcaktimin politik të votuesve”, tha DnV.