Një shqiptar shtetas i Zvicrës është shoqëruar në stacionin policor në Novosellë, të premten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ai u shoqërua pasi që me automjet (kombi) dyshohet që ka kaluar ilegalisht kufirin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.