Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ishte e ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Izmaku tha se Nisma është fuqizuar shumë nëpër komuna dhe pritet t’i kalojnë 30 mijëshin.
Ndërsa sa i përket koalicionit ajo u shpreh optimiste se do të dalin shumë mirë dhe se do të jenë goxha befasi në zgjedhje.
“E kam nis prej statistikave që i kem pas të kaluara, parti politike sikur Alenca edhe Nisma, prej kësaj po nisem edhe po e shoh. Realisht i kam parë edhe jashtë, edhe në diasporë kur kam qenë me zotin Limaj dhe përfaqësues të Nismës, e kemi parë elektoratin që ka qenë më përpara në Nisma, e dikur ka heshtë ose ka votu diku tjetër. Thjesht ata njerëz na kanë thënë ‘ju s’na keni kërku votën dhe na tentuam me shku diku tjetër’ . Tu e përfshi atë votë që e kemi në diasporë, votën që është e re në Nisma këtë herë, nëpër komuna Nisma është fuqizu dhe kjo votë e kalon 30 mijëshin e Nismës. Po ashtu zoti Haradinaj nëpër komuna, po flasim sinqerisht kryetarët e AAK-së në shumë komuna kanës hkëlqy, s’kanë skandale, kanë projekte, janë njerëz popullor që i don masa, Krejt kjo dhe plus aleatët e tjerë që i kemi brenda koalicionit bëjnë që vota për ketë koalicion ka me qenë goxha befasi” tha Izmaku në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”
Izmaku u shpreh e bidur se qeveria e re formohet nga opozita.
“Çfarë është e mira unë po e shoh se krejt opozita është në këmbë, krejt kanë punu me elktoratin e vet dhe fundi i fundit krejt e kemi një synim, na duhet t’a forcojmë shtetin shumë se kemi vujt shumë, kemi mbi 10 mijë civilë të vrarë, me mijëra fëmij të vrarë e të zhdukur, mos të harrojmë se mijëra dëshmorëve dhe fëmijëve të tyre ua kena obligim me mendu pak më me zemër për këtë vend e jo me mendu veç votën”
“Qeveria e re do të jetë e ndërtuar nga opozita, unë e kam këtë bindje. Ne si koalicion e kemi bindjen se dalim 15 plus” u shpreh Izmaku raporton “Gazeta Blic”.