Lajme

Aliu: Me programin tonë të gjitha autostradat do të përfundojnë në mandatin e parë, përfshirë edhe unazën e Kryeqytetit.

01/24/2025 11:41
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK, Fadil Aliu, thotë se me programin e LDK-së të gjitha autostradat do të përfundojnë në mandatin e parë, përfshirë edhe unazën e Kryeqytetit, raporton GazetaBlic.

Aliu thotë se programi “Rruga e Re”, i ka të specifikuara të gjitha projektet që janë obligative për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosvoës.

Postimi i plotë:

Programi “Rruga e Re”, ka marrë 1 vit e gjysmë me u realizu, thash prej 300 ekspertve që kemi pas grupe të fokusume, grupe të interesit ne qytetarë me të gjithë, edhe është bërë me përputhje me kërkesat e qytetarëve. Ky program që tash është publikuar online i ka të specifikuara të gjtiha projektet që janë të obligative për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Repubikës së Kosovës. Me programin në ekonomi që e ka bërë LDK-ja, janë të parapmae shumë projekte tëpër të rëndësishmë të cilat deri më sot janë stërgjatuar, sidomos rregullimi i autostradave, infrastrukturës rrugore e cila si duket është një punishte e përhershme, ka do që shkojmë e shohim dhe nuk shihen që kanë një fund.