Lajme

Krasniqi në Kolovicë: Lagjet e Prishtinës janë të bashkuara, “MaMirë” është vendimi i tyre

01/24/2025 11:20
nga:N K

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, mbrëmë ka mbajtur tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore në lagjen Kolovica të Prishtinës.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh se nga aty morën energji, mobilizim dhe fitore.

“Lagjet e Prishtinës janë të bashkuara. ‘MaMirë’ është vendimi i tyre”.

“‘MaMirë’ është edhe misioni ynë. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ky është momenti ynë!”, ka thënë Krasniqi.