Një burrë në Pejë ka raportuar se në dyqanin e tij është hedhur një mjet shpërthyes, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas raporti thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Për rastin është njoftuar prokurori.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në dyqanin e tij. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.