Lajme

Kanoset një gazetar në Prishtinë, arrestohen dy persona

01/24/2025 08:56
nga:N K

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë kanosur një gazetar, raporton GazetaBlic.

Sipas raportit 24 orësh, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 18-19.01.2025 – 22:00. Më 23.01.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.