Lajme

Besnik Tahiri: Me AAK-në Prishtina e fitoi statusin e kryeqytetit

01/24/2025 08:35
nga:Sh R

Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se me AAK-në Prishtina e fitoi statusin e kryeqytetit, raporton GazetaBlic.

Tahiri tutje thotë se e vetmja periudhë kur kryqyteti është trajtuar si partner dhe jo si mjet për beteja politike ishte gjatë qeverisjes Haradinaj.

Ai ndër të tjera thotë se do t’i hapim rrugën zhvillimit në dy lagjet më të mëdha, Kolovicë dhe Kodrën e Trimave.

Postimi i plotë:

Me AAK-në Prishtina e fitoi statusin e kryeqytetit

Në lagjen Kolovicë, në konakun e Nazmi Canollit, mes dashamirëve ishim së bashku me kolegët Ahmet Isufin dhe Brahim Mehmetajn.

Prishtina, me ndihmën e Aleancës dhe Ramush Haradinajt, e ka fituar statusin e kryeqytetit. Ndërsa prishtinasit, njerëzit e saj, e dinë mirë se kush flet dhe kush vepron.

E vetmja periudhë kur Kryeqyteti është trajtuar si partner dhe jo si mjet për beteja politike ishte gjatë qeverisjes Haradinaj.

Kthimi i pronësisë së Pallatit të Rinisë, financimi shtesë dhe projektet për Unazën e Madhe janë dëshmi e kësaj.

Ne do t’i hapim rrugën zhvillimit në dy lagjet më të mëdha, Kolovicë dhe Kodrën e Trimave, përmes zgjidhjes së plotë të çështjeve të pronës dhe procesit të legalizimit.