Lajme

Arif Ahmetxhekaj: Faleminderit Isniq, krenar për mbështetjen dhe gati për t’ju përfaqësuar në Kuvend

01/23/2025 23:21
nga:G C

Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 75, Arif Ahmetxhekaj, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për qytetarët e Isniqit, duke i cilësuar ata si krenarinë e tij, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Isniqi është një vend unik që ka ofruar gjithmonë përkrahje, motiv, respekt dhe dashuri. Ahmetxhekaj e vlerësoi Isniqin për rolin e tij të rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se do të ishte një nder ta përfaqësonte si deputet.

Ai u angazhua për t’i kthyer mbështetje qytetarëve me punë e nder, duke falënderuar gjithashtu vendlindjen e tij për gjithçka.