Lajme

Dushi: Ky regjim antidemokratik do të largohet nga qeverisja, Lumir Abdixhiku kryeministër i ardhshëm

01/23/2025 23:18
nga:G C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 34, Florian Dushi, theksoi suksesin e tubimit parazgjedhor në Degën e Dytë, ku qytetarët e Prishtinës shprehën mbështetje të fuqishme për ndryshimin, raporton GazetaBlic.

Ai përmendi se, me pjesëmarrjen masive dhe prani të kryetarit Lumir Abdixhiku, u theksua se më 9 shkurt, rregjimi aktual do të largohet.

Dushi falënderoi pjesëmarrësit dhe shprehu optimizëm për fitoren e LDK-së.

E plotë:

Sonte, tubimi parazgjedhor në Degën e Dytë të LDK-së u shndërrua në një manifestim madhështor të fitores së madhe të LDK-së dhe ndryshimit në vendin tonë.

Në këtë manifestim, me një pjesëmarrje masive, kjo Degë – pjesa e vjetër dhe qendrore e kryeqytetit – së bashku me qytetarët e saj, dëshmuan vullnetin dhe përkushtimin e madh për ndryshim.

Në prani të kryetarit të LDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhiku, u theksua se, në një proces të lirë dhe demokratik, më 9 shkurt, ky rregjim antidemokratik do të largohet nga qeverisja e vendit.

Gjashtë vite më parë ishim mbledhur në korridor; tani u mblodhëm në sallë, e korridori ishte plot, por plot ishte edhe oborri. E paparë.

Si kryetar i kësaj Dege, falënderoj përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin e sontëm.

Fitore ✌️