Lajme

50-shi i koalicionit AAK-NISMA: Fushë Kosovën do ta këndellim, do ta largojmë nga terri katër vjeçar

01/23/2025 22:44
nga:G C

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet ka theksuar rëndësinë e Fushë Kosovës si një epiqendër për shqiptarët dhe kritikoi qeverinë për trajtimin e qytetit pa projekte kapitale, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se siguria dhe zhvillimi i Kosovës vijnë përmes NATO-s dhe angazhimit për projekte konkrete.

Haradinaj e quajti Fushë Kosovën një vend të rëndësishëm dhe kërkoi mbështetje për AAK-në dhe numrin 137 për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar.

E plotë:

Fushë Kosova është epiqendër e shqiptarëve, të gjithë adresë të parë e kanë këtë qytet e Lugina e ka shtëpi të dytë.

Ky vend duhet të dal nga terri 4 vjeçar i trajtimit vetëm si rrugë për të kaluar, aq afër qeverisë dhe aq larg projekteve kapitale.

Siguria e Kosovës vjen përmes NATO-s, përmes saj vjen edhe siguria ekonomike e zhvillimore. Ne si koalicion për Kosovën Fituese, kemi plan konkret dhe të realizueshëm për këtë etapë që po hyn Kosova.

Bashkë do e këndellim këtë vend, bashkë do e integrojmë, bashkë do zhvillojmë.

Fushë Kosovë, jam krenar me ju!

AAK 137