Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka theksuar mbështetjen masive që Lista e tij po merr në çdo fshat dhe lagje të Kosovës, duke veçuar tubimin madhështor në Carrallukë dhe Tërpezë të Ulët në Malishevë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se motivi, kurajo dhe përkushtimi janë bërë pjesë e secilit qytetar të zonës së Llapushës, të cilët janë bashkuar për numrin 137, duke e mbështetur listën për një Kosovë fituese.
Limaj është optimist për suksesin e listës së tij në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ftuar qytetarët të votojnë për #VeçVepra137.
Postimi i plotë:
Carralluka madhështore në përkrahje të listës sonë për Kosovën fituese 137
Se përkrahja që jemi duke e marrë në çdo fshat e lagje në nivel vendi, po merr përmasa çdo ditë e më shumë, tregon qartë tubimi masiv që sonte kishim me mbështetësit tanë në Carrallukë dhe Tërpezë të Ulët në Malishevë.
Motivi, kurajo e përkushtimi tashmë është bërë pjesë e secilit qytetarë të zonës së Llapushës, të cilët janë bërë bashkë për numrin 137 dhe suksesin tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Voto #VeçVepra137 ✔️