Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, tha se sallat po mbushen plot me qytetarë të cilët e presin ndryshimin me padurim.
Bejta theksoi se kështu ishte sonte edhe në Degën e Dytë të LDK-së në Prishtinë.
Ajo potencoi se Abdixhiku ka rindezur shpresën e venitur në këto vitet e fundit në vend.
“Kryeministri Abdixhiku ka rindezur shpresën e venitur në këto vitet e fundit se Kosova mund të jetë vend ku jeta mund të jetohet me dinjitet e mirëqenie” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Lagje, fshat a qytet, sallat po mbushen me qytetarë të cilët e presin ndryshimin me padurim.
Kështu ishte sonte edhe në Degën e Dytë të LDK-së në Prishtinë.
Kryeministri Abdixhiku ka rindezur shpresën e venitur në këto vitet e fundit se Kosova mund të jetë vend ku jeta mund të jetohet me dinjitet e mirëqenie.
1.5 miliardë euro investime do ta ndryshojnë kryeqytetin, do ta ndryshojnë ashtu siç e Meriton.
#Netja69
#Lumir2025
#BëhuNdryshimi
#LDK124