Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se çdo herë që viziton Batllavën, atmosfera është e jashtëzakonshme, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi mbështetjen e fortë që LDK po merr nga qytetarët e Podujevës dhe konfirmoi se qyteti është “kthyer djathtë”.
Abdixhiku e cilësoi LDK-në si shpresë dhe shtëpi për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim, duke paralajmëruar se më 9 shkurt, me numrin 124, do të ketë ndryshim të vërtetë.
E plotë:
Batllavë. Tërmet!
Sa herë që jemi në Batllavë, në Gollak e Llap, ka një tubim që të lë pa fjalë! Siç dinë llapjanët vet!
Sonte, në Batllavë, në takimin e kësaj nëndege e këtij fshati, gjetëm pritjen e ngrohtë dhe konfirmimin e qartë se Podujeva është kthyer djathtë!
LDK është shndërruar në shpresë e shtëpi e të gjithë atyre që po kërkojnë ndryshim, prandaj, më 9 shkurt, nën numrin 124, ndryshim do të ketë!
Punë të mbarë Ekrem. Kandidatëve, Valonit, Arjetës, Qëndrimit, Fatlumes, Fehmisë e Mustafës, suksese!