Lajme

Policia sekuestron dy armë zjarri dhe municion në Obiliq

01/23/2025 17:16
nga:G C

Policia në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion në Breznicë të Obiliqit.

“Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion”

Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.