Kryeministri Albin Kurti, nga Davos, përshëndeti qytetarët dhe theksoi rëndësinë e prezantimit të Shtëpisë së Kosovës, një hapësirë që pasqyron artin, trashëgiminë kulturore dhe potencialin ekonomik të vendit, raporton GazetaBlic.
Ai falënderoi diasporën dhe bizneset për mbështetje.
Po ashtu, njoftoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, e cila do të forcojë lidhjet ekonomike.
Kryeministri i ftoi qytetarët në Zvicër për tubimin në Cyrih.