Sporti

Al-Khelaifi për ndeshjen me Manchester Cityn: Gati sa nuk pësova atak në zemër

01/23/2025 16:23
nga:Lorik J

Presidenti francez i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka folur për ndeshjen e Champions League të xhiros së 7-të të fazës së përgjithshme me Manchester Cityn.

Skuadra e tij ishte duke humbur 0-2, por ai doli të përmbyste rezultatin dhe ta fitonte duelin në fund me rezultatin 4-2, shkruan GazetaBlic Sport.

“Zemra ime pothuajse u ndal, gati sa nuk pata një atak në zemër. Ne luajtëm me një ekip të madh të udhëhequr nga një trajner i madh. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj. Dhe ne treguam se jemi gjithashtu një ekip i madh. Jam krenar për ekipin”, ka thënë Al-Khelaifi për RMC Sport.

/GazetaBlic Sport