Pas disa ditësh kërkime që më datë 18 janar, është gjetur trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjëll Kanani, i cili dyshohej se kishte rënë ujërat e lumit Vjosë teksa po peshkonte.
Kërkimet e policisë në territorin e fshatit Kashishtë dhe ujërat e lumit Vjosa, kanë bërë te mundur gjetjen e trupit të 63-vjeçarit në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.