Lajme

Tusk: BE-ja duhet të ndërprej varësinë nga ShBA dhe të investoj në armatim

01/23/2025 13:26
nga:N K

Bashkimi Evropian nuk mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara për ta mbrojtur atë dhe duhet të rrisë shpenzimet ushtarake dhe gatishmërinë e sigurisë për të ndihmuar Ukrainën dhe për të penguar Rusinë nga sulmimi eventual i fqinjëve të tjerë të saj, paralajmëruan të mërkurën zyrtarët e lartë të BE-së.

Në një fjalim para ligjvënësve të BE-së, kryeministri polak Donald Tusk, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, i kërkoi bllokut 27-vendesh të “marrë kontrollin” e sigurisë së tij dhe të identifikojë dobësitë e tij. “Nëse Europa do të mbijetojë, ajo duhet të armatoset,” tha ai.

Reklamë
Tusk tha se vendi i tij shpenzon afërsisht 5% të prodhimit të brendshëm bruto në buxhetin e tij të mbrojtjes, më shumë se çdo aleat i NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai u bëri thirrje partnerëve të tij evropianë që edhe ata të përmbushin këtë normë të paktën derisa Rusia të tërhiqet, raporton AP.

“Është sot që ne duhet të rrisim rrënjësisht shpenzimet tona të mbrojtjes, jo përgjithmonë e përgjithmonë.”

Në Bruksel, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas paralajmëroi për rreziqet që Rusia tashmë paraqet, duke paraqitur një listë të akteve të sabotimit, të sulmeve kibernetike, fushatave dezinformuese dhe bllokimit elektronik të GPS-së për nënshkrimin e të cilave ajo akuzon Moskën.

Në ndërkohë, shefja e politikë së jashtme të BE-së tha në një mbledhje të Agjencisë ë Europiane të Mbrojtjes se, “shumë nga agjencitë tona kombëtare të inteligjencës po na japin informacionin se Rusia mund të testojë gatishmërinë e BE-së për t’u mbrojtur në 3 deri në 5 vjet,” dhe shtoi, “Kë tjetër po duhet të dëgjojmë ne nëse jo ato?”

Kallas paralajmëroi se industria ruse e mbrojtjes “po prodhon tanke, bomba rrëshqitëse dhe predha artilerie në sasi të mëdha. Në 3 muaj, ata mund të prodhojnë më shumë armë dhe më shumë municione sesa ne në 12”.

Kallas vuri në dukje se vendet anëtare të BE-së po shpenzojnë mesatarisht rreth 1.9% të GDP-së për buxhetet e tyre ushtarake, ndërsa Rusia po shpenzon 9%. Njëzet e tre vende të BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, gjë që inkurajon aleatët të shpenzojnë të paktën 2% të GDP-së për mbrojtjen.

Kallas nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë “aleati ynë më i fortë dhe duhet të mbeten të tillë”.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen për një “tërheqje joformale” jashtë Brukselit më 3 shkurt për bisedime të fokusuara në mënyrë unike në sigurinë dhe mbrojtjen për herë të pare, ku pritet të marr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.