Lajme

Eksperti i mjekësisë ligjore: Shqetësim imi sa i takon raportit është mosprania e plumbave në trupat e pesë viktimave

01/23/2025 12:32
nga:N K

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Duke folur për një viktimë e që njëkohësisht fotografia e saj iu ishte treguar dëshmitarit, ai pohoi se është e befasuese të shohësh që nuk ka të identifikuar prani të plumbave në trupin e kësaj viktime e cila është goditur me një plumb në kokë dhe ka 5 plagë plumbi në shpinë. Ai shtoi se befasuese është mospranim e plumbave edhe tek viktimat e tjerave, gjithnjë sipas rezultateve të patologut të autopsisë për të cilat dëshmitari ka bërë interpretim.

“Mendoj që komentet zbatohen në tërësinë e rasteve. Domethënë të gjitha komentet e mija janë të vërteta për pesë rastet që i kemi diskutuar. I diskutuam edhe dje në hollësi dhe shqetësimet kanë të bëjnë me mungesën e plumbave”, tha Clarke.

Ai pohoi se shqetësimet e tij që janë paraqitur edhe në raport kanë të bëjnë me realitetin që kanë ndodhur me këto mavijosje të synuara, saktësinë e plumbave dhe gjithashtu edhe mungesën e plumbave në vetëvete.

“Të gjitha këto janë shqetësime që unë i kam ngritur në raportin tim”, tha Clarke, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të seancës, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokatja Ann Rowan tregoi për kohën që iu duhet për kundërpyetjet për këtë dëshmitar.

Ajo tha se mbrojtja e Thaçit fillimisht ka kërkuar 45 minuta e që këtë pjesë të kohës ia kishte dhënë atyre.

Ndërsa, mbrojtja e Selimit kishte kërkuar 45 minuta, nga kjo kohë 30 minuta ia ka dhënë mbrojtjes së Veselit.

Në anën tjetër, ajo tha se mbrojtja e Jakupit kishte kërkuar një orë e 15 minuta për kundërpyetje dhe nga kjo kohë 45 minuta i ka dhënë për mbrojtjen e Veselit.

Si rrjedhojë ajo tha se mbrojtja e Veselit ka 2 orë plus dhe se ata nuk do të shkojnë përtej kësaj kohe duke shtuar se e din që shqetësimi i trupit gjykues është për dëshmitarin e radhës që pritet të dëshmojë.

Megjithatë, ajo tha se një ekip mbrojtës i ka paraparë vetëm 15 minuta për pyetjet e tyre dhe mendon që do ta përfundojnë seancën me dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Kundërshtime për këtë pati përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace i cili tha se nuk ka asnjë lloj të drejte që një ekip i mbrojtjes të marrë kohën e planifikuar për një ekip tjetër po ashtu të mbrojtjes.

Ai theksoi se pyetjet që dje Rowan ia ka bërë dëshmitarit kanë qe në shumë të përsëritura, të përgjithshme dhe jorelevante.

Si rrjedhojë, trupi gjykues i tha mbrojtjes së Veselit se këtë herë do të iu jep hapësirën dhe nuk do i ndërpresë megjithatë ai nënvizoi që atyre s’iu duhen dy orë e gjysmë për këtë dëshmitar.

Ai kërkoi nga Rowan që të mos përsëriten pyetjet dhe të vazhdohen me pyetje të tjera pasi sipas tij gjysma e pyetjeve të bëra mund të lexohen tek raporti.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26.