Showtime

“Happy Bday my love” urimi romantik i partnerit për Diellza Kolgecin për ditëlindje

01/23/2025 12:44
nga:N K

Diellza Kolgeci nje nga ikonat e bukurise kosovare, sot feston ditëlindjën e saj plotë 46 vjet.

E lindur në Prishtinë më 23 janar 1979, Diellza ka ndikuar në botën e modës, muzikës dhe aktrimit.

Ajo ka një karrierë të pasur që ka përfshirë shumë projekte dhe angazhime, dhe gjithmonë ka mahnitur me pamjen e saj të bukur.

Diellza është e martuar me basketbollistin Fisnik Rugova, ku dhe ai ka bërë një postim në InstaStory-n e tij në Instagram, duke uruar “Happy Bday my love”.

Në këtë ditë të veçantë, urimet për Diellzën vijnë nga të gjithë ata që e duan.

Gëzuar ditëlindjën, Diellza, dhe më shumë suksese. /GazetaBlic/