Showtime

“E mbyllem si burrat” thotë Don Xhoni

01/23/2025 11:19
nga:N K

Kulla e Gani Gecit në Llaushë ka qenë mbrëmë vendtakimi i dy reperëve të njohur, Stresi nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova.

Ky takim i veçantë, i organizuar nga Gani Geci, kishte për qellim promovimin e bashkimit dhe miqësisë mes dy artistëve të njohur.

Tani vjen dhe një reagim nga ana e reperit Don Xhonit, ku në InstaStory-n e tij ka reaguar me një koment ndaj takimit të mbrëmshëm, ku ai shtoi, “Ni here e pergjithmone. Une dhe Stresi e mbyllem si burrat”.

Ndërkaq artistat janë duke bërë sukses të madh, në industrinë e muzikës. /GazetaBlic/