Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se Kosova është në pozitë të disfavorshme ndaj Serbisë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo pozitë nuk është rezultat i veprimeve të ndonjë presidenti amerikan, por i gabimeve të Kosovës.
“Kur Zëvendëspresidenti Biden ateroi në Sllatinë për të kërkuar votimin e demarkacionit, për të siguruar që Mali i Zi të anëtarësohej në NATO për arsye strategjike, ne i thamë JO – se delet na kishin kullotur në Çakorr. Kur Sekretari Blinken na kërkoi të shtynim vendimin për targat në veri, pasi po përpiqej të shmangte një luftë bërthamore, ne i thamë JO – se ju jeni naiv”.
“Kur NATO na kërkoi të mos i vendosnim kryetarët e komunave në ndërtesat komunale për të mos rrezikuar ushtarët e saj, ne i thamë JO – pasi jemi shtet sovran. Kur Presidenti Trump na ftoi në Zyrën Ovale për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë dhe kërkonte njohje të ndërsjellë, ne i thamë JO – pasi jeni president i zgjedhur nga Rusia dhe do të vendosni thika mbi harta”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se kur VV-ja e kuptoi se kjo politikë e ndjekur krye më vete dhe pa koordinim me “aleatët tanë na ka përplasur për muri, është tepër vonë, dëmi veçse është bërë!”.