Lajme

Blerta Deliu: Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë respektin, dinjitetin dhe vendin e merituar

01/23/2025 10:36
nga:G B

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu, ka thënë se kanë pasur takim të jashtëzakonshëm me gratë e Ferizajt, me Bedri Hamzën, nën mikpritjen e shkëlqyer të Kryetarit Agim Aliu, raporton Gazeta Blic.

“Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë respektin, dinjitetin dhe vendin e merituar në çdo nivel të vendimmarrjes”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Me Kryeministrin, në një takim të jashtëzakonshëm me gratë e Ferizajt, nën mikpritjen e shkëlqyer të Kryetarit Agim Aliu. Me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë respektin, dinjitetin dhe vendin e merituar në çdo nivel të vendimmarrjes.

#MaMirë #Blerta13