Ambasadori William Walker në një bashkëbisedim me kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami i ka dhënë një mbështetje të madhe kandidimit të Behramit.
“Dua të flas për intervistën që kemi pasur. U kam thënë të tjerëve këtu se ishte larg intervista më e mirë që kam pasur ndonjëherë. E unë kam pasur shumë intervista. Por pyetjet e tua, njohuritë e tua për gjërat me të cilat jam marrë dhe ngjarjet botërore, e bënë atë intervistën më të mirë që kam pasur”, ka thënë Walker.
Ai është shprehur shumë i lumtur me kandidatin e Behramit për deputet, duke theksuar se Kosova duhet të akomodojë gjeneratat e reja në politikbërje.
“Jam shumë i kënaqur që po kandidon, me të vërtetë. Sipas mendimit tim, ajo që i duhet Kosovës është një udhëheqje e re, njerëz të rinj që hyjnë në lojën politike. E kuptoj që është një lojë e vështirë për t’u depërtuar. Je numri 75! Do të doja të ishe numri një, dy ose diku aty. Shpresoj të zgjidhesh, dhe shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se çfarë është një gazetar i vërtetë, çka edhe ishe kur të takova. Dhe, me të vërtetë, të uroj shumë fat në këto zgjedhje”, ka thënë Walker.
Ky është bashkëbisedimi i plotë ndërmjet Ambasadorit Walker dhe Artan Behramit:
https://www.facebook.com/share/v/1AuTfUou9C/