Kandidati i LDK-së me numër 34, Florian Dushi ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale në garën për deputet.
Ai ka shkruar se “Gjakova dëshmoi me vendosmëri dëshirën e madhe për ndryshim”.
Postimi i plotë:
Mbrëmë Gjakova dëshmoi me vendosmëri dëshirën e madhe për ndryshim.
LDK, kryetari i saj, Lumir Abdixhiku dhe kandidatët për deputet nga lista kudo e vlerësuar si më e mira, shpalosën vizionin e tyre për Kosovën, për zhvillimin dhe integrimin e saj, larg kauzave fiktive, e improvizimit të krizave e tensioneve në vend që kanë për qëllim mbulimin e mospunës e dështimeve të shumta të kësaj qeverie.
#floriandushi34
#behundryshimi124