Lajme

Hidhet granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarve

01/23/2025 09:08
nga:Sh R

Një granatë dore është hedhur mbrëmë pas mesnate në një objekt në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi”, teksa nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se nuk ka persona të lënduar nga ky sulm.

Policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 02:05 minuta policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, në objektin e tij.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Policisë së Pejës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”, tha për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.