Donjeta Dragusha, kandidatja e LDK-së për deputete thotë se takimi i sotëm në Barilevë tregoi qartazi rikthimin e madh të kësaj partie.
Sipas Dragushës rikthimi i LDK-së do kulmojë me fitoren me 9 shkurt, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Donjeta Dragushës në Facebook:
“Sonte në Barilevë, në Barileven e bereqetit, në hambarin e Prishtinës, mirëpritem Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës Dr. Lumir Abdixhikun.
Faleminderit nga zemra për praninë tuaj masive në tubimin tonë madhështor, i cili tregoi edhe njëherë rikthimin tonë të madh në çdo lagje e çdo fshat të Kosovës.
Rikthimi ynë do të kulmoj me 9 shkurt me fitoren e madhe.✌🏻
LDK 124✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Donjeta Dragusha 42✅”, shkruan ajo.
/GazetaBlic