Shkëmb Manaj, kandidati për deputet i LDK-së me numër 29 ka theksuar se tubimi madhështor i tyre sot në LDK është dëshmi e mbështetjes masive që kanë nga qytetarët.
Sipas tij, Gjakova është ngritur në këmbë për mbështetje të së djathtës shqiptare, shkruan GazetaBlic.
Ja postimi i Shkëmb Manajt:
“Tubimi madhështor në Gjakovë është dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vlerat e saj.
Gjakova e Fehmi Aganit, Zekria Canes, e Bardhyl Çaushit, e Mark Malotës e Gjergj Sokolit dhe e veprimtarëve tjerë atdhetarë, është ngitur në këmbë në mbështetje të së djathtës shqiptare, në këtë moment historik që shënon një kthesë të rëndësishme për Kosovën.
Fitorja e LDK-së nuk është thjesht e një partie, por e gjithë qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku janë garanca e një Kosove të zhvilluar dhe me orientim të qartë me miqtë e Kosovës.
Voto LDK 124✅
Voto Lumir Abdixhiku 1✅
Voto Shkëmb Manaj 29✅”, shkruan ai.
/GazetaBlic