Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj me numër 79, ka potencuar se takimi i sotëm në fshatin historik të Irzniqit, u dëshmua se forca e bashkimit dhe vizioni për ndryshim janë të pandalshme.
Mulaj thotë se mesazhin që e morën nga Irzniqi është i qartë, sepse ata janë gati për ndryshim, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë keni postimin e Mulajt:
“Kushtrimi i LDK-së dhe Lumir Abdixhikut në Irzniq të Deçanit
Sot, në fshatin historik të Irzniqit, u dëshmua se forca e bashkimit dhe vizioni për ndryshim janë të pandalshme. Nën moton e fuqishme të ndryshimit, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, bashkë me qytetarët e Deçanit, mbajtën një tubim madhështor që përçoi mesazhin e shpresës dhe të një të ardhmeje më të mirë për gjithë Kosovën.
Në fjalimin e tij, Dr. Abdixhiku theksoi domosdoshmërinë për t’i sjellë Deçanit dhe Kosovës një vizion të ri. Ai u shpreh: “Ndryshimi është i domosdoshëm, jo vetëm për një komunë apo një rajon, por për të gjithë vendin tonë. Ky ndryshim fillon nga bashkimi, nga besimi dhe nga puna e palodhshme për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.”
Tubimi, i cili mblodhi një numër të madh qytetarësh të frymëzuar nga vizioni i LDK-së, ishte i mbushur me entuziazëm dhe optimizëm. Irzniqi, një fshat i njohur për historinë dhe kontributin e tij në momente kyçe për vendin, edhe një herë tregoi se është pararojë e ndryshimeve dhe përparimit.
“Mesazhi nga Irzniqi është i qartë: Deçani dhe Kosova janë gati për ndryshim. Bashkë, me përkushtim dhe guxim, do të sjellim të ardhmen që e meriton secili qytetar i këtij vendi,” theksoi Abdixhiku, duke përmbyllur një ditë plot emocion dhe shpresë për një të ardhme më të ndritur.
Tubimi i sotëm ishte një tjetër dëshmi e angazhimit të qytetarëve për të ndjekur rrugën e zhvillimit dhe progresit, duke i dhënë besim një force politike që ka në thelb bashkimin dhe përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës”, shkruan ai.
/GazetaBlic