Showtime

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të ndarë, ja çfarë vendosi gjykata

01/22/2025 15:48
nga:Y I

Merr fund drama! Nga sot, aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet, si dhe burimi i rreth 10 mln euro pasuri.