Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, raporton GazetaBlic.
Në kërkesë thuhet se të dyshuarit kanë kryer vepren “Vjedhje”.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat kërkohen për veprën Vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”, thuhet në kërkesën e tyre.
Postimi i plotë: