Kandidatja për deputete me numër 69, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fiknete Bejta, shprehet e kënaqur me takimin e mbajtur në lagjen Suteska të Mramorit.
Bejta thekson se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar me qytetarët, si dhe kanë ndarë ide e prezantuan programin e LDK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fitoren që na pret më 9 shkurt.
“Ishte kënaqësi e veçantë takmi i mbrëmshëm me qytetarët e lagjes Suteska në Mramor. Gjatë bashkëbisedimit, ndamë ide dhe prezantuam programin e LDK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fitoren që na pret më 9 shkurt”, thuhet në postimin e saj në Facebook.
Tutje ajo ka një falendërim të veçantë për mikpritjen dhe për mbështetjen e Shefki Gashit, një kontribues i gjatë dhe i vyer i LDK-së.
“Le të bëhemi NDYSHIMI që i duhet Kosovës më 9 shkurt”, shkroi tutje Bejta.
Postimi i plotë: