Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Bordi i FBK-së ka marrë vendim që ta shtyj datën e organizimit të Kuvendit të Punës dhe Statutor të FBK-së.
Sipas njoftimit, kuvendi i cili ishte paraparë të mbahej më 30 janar, për arsye teknike të organizimit është shtyrë më 31 janar.
“Kuvendi, i cili ishte paraparë të mbahej me datë 30 janar 2025, për arsye teknike të organizimit, do të shtyhet për datën 31 janar 2025. Kuvendi do të zhvillohet në të njëjtin vend dhe orar”, thuhet në njoftim.
Më tej, FBK-ja tha se ky vendim u miratua nga të gjithë anëtarët e bordit, duke marrë parasysh, sipas tyre, rëndësinë e sigurimit të një organizimi të suksesshëm dhe të mirëkoordinuar.