Lajme

Arrestohen gjashtë persona për “Mundësim ose detyrim në prostitucion” në Prishtinë

01/22/2025 14:35
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë disa veprime në dy raste të ndara.

Rastet sipas PK-së kanë të bëjnë me veprën penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, raporton GazetaBlic.

Lidhur me rastin e parë, janë arrestuar dy kosovare,  pasi që të njejtat dyshohet se kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryrjen e kësaj vepre.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprimet si në vijim:

Rasti i  parë:  Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrje të veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” kanë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës,  pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryrjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”

Ndërsa, në rasin e dytë, janë arrestuar katër persona, (3 femra shtetase të Republikës së  Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin  se të njëjtit  në  dy lokale në Prishtinë dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.

Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rasti i  dytë:   Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”  dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”,  kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së  Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin  se të njëjtit  në  dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.  Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet tutje.

Postimi i plotë: