Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim deputetin e Bundestagut, z. Volkmar Klein.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë, përcjell GazetaBlic.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për z. Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.
“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Postimi i plotë: