Lajme

Vdes në Kosovë gazetarja nga Ukraina, Olga Pridako, jetonte prej 2 vitesh në Prishtinë

01/22/2025 11:34
nga:G B

Ka ndërruar jetë gazetarja ukrainase, Olga Priadko.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke njoftuar se e ndjera vdiq në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se dy vjet me djalin e saj, Yaroslavin.

Priadko ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare.

“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin.  AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e AGK-së.