Policia ka kontrolluar një taxi në Prishtinë, ku brenda veturës janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me kokainë.
Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, raporton GazetaBlic.
Rasti nën hetime.
“Rr .Sami Plakolli, Prishtinë 21.01.2025 – 02:20. Njësiti policor ka ndaluar një veturë-taxi me targa vendore me drejtues m/k. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e lëndëve narkotike 4 (katër) qese të vogla që dyshohet të jetë e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.