Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

01/22/2025 10:58
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit policorë, tri raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Gjakovës, dhe një në rajonin e Mitrovicës, raporton GazetaBlic.

Rastet në rajonin e Prishtinës:

  • Prishtinë 21.01.2025–10:00. Viktima femër kosovare raporton se  kishte mosmarrëveshje me të dyshuarin m/k e cila kishte jetuar disa vite me të dhe kishte vendosur që të ndahet nga i dyshuari dhe të jeton me djalin e saj. Sipas viktimës i dyshuari e kërcënon përmes telefonit dhe i shkon ne vendin e saj te punës dhe i pengon . Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Graçanicë 21.01.2025, 15:00. Dyshohet se djali i viktimës f/k, i dyshuari m/k nën ndikim të alkoolit dhe me probleme psikike e kishte sulmuar si dhe e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë 19.01.2025-14:00. Dyshohet se i dyshuari m/k bashkëshorti i saj  ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj. I dyshuari, po ashtu dyshohej se posedonte një armë.  Njësiti policor  gjatë kontrollit armën e ka konfiskuar. Lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë.  Rasti është duke u hetuar.

Rastet në rajonin e Gjakovës:

  • Gjakovë 21.01.2025– 07:00. Është arrestuar një i dyshuar m/k pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë 21.01.2025, 20:10. Dyshohet se bashkëshorti i viktimës f/k, i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Si dhe, rasti në rajonin e Mitrovicës:

Skenderaj  20.01.2025, 22:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.