Lajme

Vdes një person në Prishtinë

01/22/2025 10:30
nga:N K

Dje, rreth orës 01:53, një person ka ndërruar jetë në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML.

“Prishtinë 21.01.2025 – 01:53.  Është pranuar  informatë nga urgjenca për vdekjen e një personi mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML”, thuhet në raportin e PK-së.