Sergio Conceicao ka një grup të kufizuar lojtarësh në dispozicion për të zgjedhur kur Milani përballet sonte me Gironan në Ligën e Kampionëve.
Fikayo Tomori ka marrë kartonë të verdhë në ndeshjet kundër Bayer Leverkusen, Slovan Bratislava dhe Crvena Zvedza dhe tani është pezulluar për një ndeshje.
Malick Thiaw gjithashtu pritet të jetë i padisponueshëm, gjë që lë një dyshe qendërmbrojtëse si Strahinja Pavlovic dhe Matteo Gabbia.
Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukwueze dhe ndoshta edhe Christian Pulisic mund të mungojnë këtë mbrëmje, kështu që nuk priten shumë ndryshime në mesfushë nga ndeshja e kaluar ndaj Juventus.
Alvaro Morata pritet të rikthehet në formacionin fillestar në vend të Tammy Abrahamit në sulm, në takimin që fillon nga ora 21:00.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Emerson, Pavlovic, Gabbia, T.Hernandez; Bennacer, Fofana; Musah, Reijnders, Leao; Morata.
Girona (4-3-2-1): Gazzaniga; Francés, David Lopez, Krejcì, Blind; Yangel, Romeu, Van de Beek; Tsygankov, Bryan Gil; Abel Ruiz.
/GazetaBlic Sport/