Dy persona janë arrestuar në Ferizaj për kanosje dhe dëmtim të pasurisë.
Sipas njoftimit nga policia, fillimisht është arrestuar një 59-vjeçar i cili ishte i përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, policia ka arritur të identifikojë edhe një 29-vjeçar, i cili poashtu është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Më 20.01.2025, rreth orës 23:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion për një incident në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku disa persona ishin përfshirë në një konflikt. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka identifikuar fillimisht personin F.Xh. (M/K), 51 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se posedonte një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia. Me vendim të prokurorit të shtetit, F.Xh. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet kanë vazhduar për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Këta të fundit dyshohet se, duke përdorur shkopinj druri, kanë dëmtuar automjetin e tij duke thyer xhamat dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Pas një pune intensive hetimore dhe mbledhjes së informacioneve në terren, më 22.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një tjetër të dyshuar, Sh.L. (M/K), 29 vjeç. Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë). Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast”, njofton policia.