Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Ëinter EX 2025” që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART).
Në njoftimin e tyre thuhet se FSK është pjesë e këtij ushtrimi në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga FART, shkruan GazetaBlic.
“Ushtrimi Fushor “Ëinter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorial të Turqisë”, thuhet tutje.
Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive , si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët.
Njoftimi i plotë: