Sporti

‘Opta’: Liverpool, skuadra më favorite për t’a fituar Ligën e Kampionëve

01/22/2025 08:39
nga:Mergim Rreci

Pas ndeshjeve të mbrëmjes së kaluar, rrjeti statistikor ‘Opta’ ka përditësuar të dhënat për Ligën e Kampionëve.

Ndër të tjera, janë përditësuar edhe përqindjet e skuadrave favorite për t’a fituar këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic Sport.

Momentalisht, me shumë të drejtë, skuadra e Liverpool konsiderohet favoritja kryesore, me 22.22%, për faktin se ka bilanc 100%. Pas saj vjen skuadra e Inter, kurse lista vazhdon me Arsenal, Barcelona dhe Real Madrid.