Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Benficas në Portugali.
Skuadra e Barcelonës ishte duke humbur me rezultatin 4-2 deri në minutën e 77’të, por tri golat e shpejtë nga Lewandowski, Garcia e Raphinha, ia sollën tre pikët e mëdha katalunasve, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Hansi Flick u shpreh tejet i lumtur me fitoren.
“Nuk kam përjetuar kurrë një rikthim si ky, gjëja më e mirë ka qenë mentaliteti”, tha ndër të tjera Flick për mediat ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport