Lajme

Berisha takohet me bashkëluftëtarë në ‘Malësi të Vërrinit’: Vota për numrin 137 është votë për Kosovën në NATO!

01/21/2025 21:39
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma-s, Zafir Berisha, ka qëndruar sot në Malësi të Vërrinit ku është takuar me bashkëluftëtar dhe mbështetës të koalicionit për Kosovën Fituese me numër 137.

Berisha thotë se vota për numrin 137 është votë për Kosovën në NATO, për Kosovën pa sanksione nga BE dhe për Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike

“Të vendosur në mbrojtje të vlerave të shtetit, të cilat fatë të keq po rrezikohen nga njerzit e papërgjegjshëm, të cilët aksidentalishtë erdhën në pushtet me mashtrime dhe propagand shpifse e linçuese në adresë te atyre që bën vepra të mëdhe për Kosovën” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në Malësi të Vërrinit me bashkëluftëtar dhe mbështetës të koalicionit për Kosovën Fituese me nr 137.

Të vendosur në mbrojtje të vlerave të shtetit, të cilat fatë të keq po rrezikohen nga njerzit e papërgjegjshëm, të cilët aksidentalishtë erdhën në pushtet me mashtrime dhe propagand shpifse e linçuese në adresë te atyre që bën vepra të mëdhe për Kosovën.

Vota për nr 137 është votë për Kosovën në NATO, për Kosovën pa sanksione nga BE, për Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike si e vetmja alternativë!

Së bashku ja dalim!

#veçVEPRA137 #Zafa14